7 Korriku, Kina e nxit Japoninë të reflektojë mbi historinë e pushtimit

E publikuar: 07/07/2022 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kina i kërkoi palës japoneze të enjten që të përballet dhe të reflektojë mbi historinë e pushtimit, në 85-vjetorin e nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Kinës nga Japonia.

Më 7 korrik 1937, ushtarët japonezë sulmuan forcat kineze në urën “Lugou”, në jugperëndim të Peiping-ut (Pekinit të sotëm), duke shënuar nisjen e pushtimit në shkallë të gjerë të Kinës nga Japonia dhe të luftës së rezistencës së mbarë kombit kinez kundër pushtuesve.

Në një konferencë shtypi në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha se fitorja e Kinës në luftën e rezistencës kundër agresionit japonez ishte pjesë e fitores të luftës antifashiste botërore, e cila u përket popujve të botës, si edhe popullit kinez.

Kina i ka zhvilluar gjithmonë marrëdhëniet me Japoninë në frymën e “mësimit nga historia dhe përballimit të së ardhmes,” theksoi Zhao. Më tej ai shtoi: “Unë shpresoj që pala japoneze do të përballet sinqerisht me historinë e vet të agresionit dhe do të reflektojë mbi të, do të nxjerrë një mësim të thellë dhe do të ndërmarrë veprime konkrete për t’iu përmbajtur zhvillimit paqësor.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!