668 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, Haziri apelon për kujdes maksimal

19.04.2021 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
668 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, Haziri apelon për kujdes maksimal

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes me COVID-19, në takimin e mbajtur sot të kryesuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar gjendjen e përgjithshme të përballjes me pandeminë Covid-19 dhe procesin e vaksinimit.

Kryetari Haziri ka kërkuar respektimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe në bazë të vlerësimeve të fundit del se prej 19534 mostra të marra deri më tani, 668 qytetarë janë aktualisht pozitiv.
Edhe pas vlerësimeve të fundit që sot kemi bërë të përballjes me pandeminë dhe procesin e vaksinimit del se me gjendje më të rëndë janë 80 qytetarë të shtruar në Spitalin Regjional, por kronika e zezë është vështirësia më e madhe që e kemi në këtë rrugë të vështirë, kur nga jeta ndahen qytetarët tanë dhe numri i tyre, deri më tani është gjithsej 131 të vdekur. Solidarizohemi me të gjitha familjet që kanë humbur jetën. Edhe Komiteti i Emergjencave në Gjilan ka humbur një anëtar të vetin, Ymer Demollin, i angazhuar 24 orë dhe 7 ditë për të parandaluar Covid-in, por fatkeqësisht ai nuk është më në mesin tonë”, ka thënë Haziri, në konferencën për media të së hënës.

Ai ka apeluar që qytetarët e Gjilanit të kenë një kujdes dhe përkushtim të madh në ruajtje të distancës sociale, higjienës personale, pasi, siç tha, nuk është larguar virusi.

“Vaksinimi nuk nënkupton që familja apo personi shpëton nga infeksioni, por duhet vazhdimisht të jemi të kujdesshëm karshi respektimit të masave të reja të cilat janë më të liruara dhe shpresojmë që kujdesi edhe më tutje të jetë në nivelin më të lartë”, ka shtuar Haziri.

Mesazhe për kujdes nga COVID-19 ka dhënë edhe dr. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e QKMF’së, dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e QRSHP dhe dr. Ukshin Ismajli, drejtor i Spitalit Regjional, derisa kanë konfirmuar se angazhimi i stafit mjeksor është ne nivelin më të lartë të mundshëm.

Në këtë konferencë u konfirmua se deri më tani 836 vaksina janë dhënë për stafin mjekësor dhe të moshuarit mbi 80 vjet.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19534 mostra, 6068 kanë rezultuar pozitivë, 5279 janë shëruar, 131 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 668 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 79 persona dhe 52 mostra në pritje për rezultat.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Serbia ‘i fal’ të gjitha autokracitë që nuk e njohin Kosovën 

Serbia ‘i fal’ të gjitha autokracitë që nuk e njohin Kosovën 

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19

​Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive dhe ditëve të festave

​Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive dhe ditëve të festave

Mërgimtari ia hodhi një shishe para oborrit, nervozohet qytetari: A guxon në Zvicër kështu

Mërgimtari ia hodhi një shishe para oborrit, nervozohet qytetari: A guxon në Zvicër kështu

Reagon Bahtiri: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

Reagon Bahtiri: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë

Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë

Këto janë tri marrëveshjet që u nënshkruan nga Rama, Zaev dhe Vuçiq

Këto janë tri marrëveshjet që u nënshkruan nga Rama, Zaev dhe Vuçiq

Valon Syla: Sondazhet janë tendenca për me rrejte që mi mbulu mbi 20 skandale të Qevrisë Kurti

Valon Syla: Sondazhet janë tendenca për me rrejte që mi mbulu mbi 20 skandale të Qevrisë Kurti