60-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri, nisin hetimet

E publikuar: 27/04/2017 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur i pajetë, ndërsa policia thotë paraprakisht se ai është i vrarë me armë.
Trupi i pajetë është gjetur në Fushë-Mamurras.

Policia nga hetimet paraprake ka arritur ta identifikojë atë dhe bëhet fjalë për 60-vjeçarin Zef Toma.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje dhe pritet të zbulohet se kur ka ndodhur ky krim. /Gazeta Express/