Bujar Muzhaqi, drejtori i Rrjetit të Shkollave Gyleniste, ka thënë se turqit që janë arrestuar në Kosovë dhe po besohet se janë deportuar në Turqi, atje i pret tortura dhe burgimi i përjetshëm.
Ai ka shtuar se ata “i pret burgim i përjetshëm”.
“Ose do detyrohet të pranojnë gjëra në shërbim të Erdoganit, përndryshe do të dënohen me dënime maksimale”.
Ai në Info Magazine ka folur edhe për institucionet e Kosovës, ka deklaruar se s’kanë besim fare në policinë e Kosovës e as institucionet tjera.


















