59-vjeçari i vë zjarrin tre familjarëve pas inatit me ish-bashkëshorten

E publikuar: 08/06/2022 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro. Një burrë 59-vjeç, i fiksuar pas ish-bashkëshortes së tij është hakmarrë duke i vënë flakën dajës, hallës dhe një të moshuari 73-vjeç, duke i djegur me benzinë.

Tre të moshuarit ndodhen në spital dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave greke, 59-vjeçari kishte një urrejtje të pakuptimtë ndaj ish-bashkëshortes, prandaj kjo ishte arsyeja pse iu vuri flakën 3 të moshuarve, si shenjë hakmarrjeje se përse ata ndihmonin ish-gruan e tij.

Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim nga policia, dhe u gjet disa orë më vonë i vdekur në një fushë.Policia bën me dije se 59-vjeçari i ka dhënë fund jetës.