Miftaraj, përkrahësve të Kurtit: Nuk është ka shkon në luftë

E publikuar: 27/02/2023 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti takohet sot në Bruksel me Presidentin serb, Aleksandër Vuciqin, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim pritet pranimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e Kurtit kanë nisur t’i japin mbështetje Kryeministrit, i cili ditët e fundit pranoi telefonata dhe letra nga liderët perëndimorë, që e inkurajonin t’i thoshte po propozimit evropian edhe zyrtarisht në Bruksel, transmeton Express.

Juristi Ehat Miftaraj, që përcjell zhvillimet politike në vend, i është drejtuar përkrahësve të Kurtit me një postim.

Në rrjetet sociale po qarkullon një hashtag “meKryeministrin”, të cilin ndër të tjerë e ka përdorur edhe shefi i stafit të tij, Luan Dalipi.