50 kandidatë për zyrtarë korrektues në burgje nënshkruajnë kontratat me ShKK’në

E publikuar: 24/06/2022 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga e hëna, derisa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në ceremoni morën pjesë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së.Prishtinë, 24 qershor 2022 – Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj, të gjeneratës së 42-të, nënshkruan kontratat me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Zyrtarët e rinj nga e hëna do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.Në ceremoni morën pjesë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së./EO/