4 mijë e 597 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

E publikuar: 28/10/2021 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

4 mijë e 597 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i vaksinave të administruar është dukshëm më i vogël se javëve e muajve të kaluar.

Nga MSH kanë bërë të ditur se deri tani janë administruar 1 milion e 553 mijë e 816 vaksina.

836 mijë e 961 persona janë vaksinuar me dozën e parë.

“28 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga MSH.