4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

E publikuar: 07/12/2021 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 630 mijë e 82.862 mijë e 340 persona janë vaksinuar me dozën e parë.

“ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës. Deri më sot 767.742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.