Haradinaj: E suspendojmë taksën, nëse ka marrëveshje-kornizë për njohje

E publikuar: 14/06/2019 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme që ta suspendojë taksën nëse në Paris arrihet korniza e një marrëveshjeje për njohjen nga Serbia.

Në një intervistë për Interaktiv, Haradinaj ka thënë se në Paris, përveç tij e presidentit Thaçi, duhet të shkojnë edhe kryeparlamentari Veseli dhe bashkudhëheqësit e Delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni sonte nga ora 23:20 në emisionin Interaktiv të KTV-së.