36-vjeçari gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë

E publikuar: 06/08/2022 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i moshës 36-vjeçare është gjetur i vdekur sot, në një banesë në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ata kanë thënë se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 05:00 në rrugën “Sokol Dobruna” në kryeqytet.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 36 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.