31 vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

E publikuar: 02/11/2020 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot bëhen 31 vjet nga rënia e dy heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga Komuna e Podujevës.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës.

Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Ai aktivitetin e tij në çlirim të atdheut do ta vazhdojë gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia.

Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në fshatin Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.

Kështu më 2 nëntor të dy, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen Kodra e Diellit nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku bie heroikisht të dy atdhetarët.