Me 3 korrik publikohen rezultatet e Testit të Maturës

E publikuar: 29/06/2017 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 30 mijë maturantë tashmë i janë nënshtruar Provimit të Maturës. Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), kishte vlerësuar se Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses dhe i tërë procesi ka shkuar sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

Pjesa e parë e këtij provimi është mbajtur më 14 qershor, ndërkaq pjesa e dytë më 24 qershor.

Ndërkaq rezultatet do të publikohen 3 korrik 2017 në të gjitha shkollat ku nxënësit kanë mbaruar shkollimin e mesëm të lartë.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, Azem Guri nga MASHT.

“Rezultatet do të publikohen më datën 3 korrik rreth orës 10”, tha Guri.

Ai theksoi se menjëherë pas shpalljes së rezultateve të testit të Maturës do të hapet konkursi për pranim në UP.

“Pasi të bëhen publike rezultatet e maturës pastaj pas dy apo tri dite do të shpallet konkursi për Universitetet Publike, diku rreth datës 8 korrik”, u shpreh Guri. /Telegrafi/