Vetura e policisë bie në Lepenc, zhduken dy policë

E publikuar: 29/04/2018 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në Magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit.

Mësohet se një veturë e policisë me dy pjesëtarë, ka rënë në lumin Lepenc, rreth orës 21:00 të së shtunës, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai tha se të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët të cilët janë zhdukur pas këtij aksidenti.