Sot bëhen 29 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetar i parë i kësaj partie, është zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti deri sa ndërroi jetë, transmeton ksp.
Para se të mbahet ceremonia e 29 vjetorit të themelimit, kryesia dhe anëtarësia e LDK-së do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova.