“Sokol Zogaj mi kërkoi 40 mijë euro për me ma liru vëllaun”

E publikuar: 15/03/2018 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish gazetarja e gazetës “Zëri” Selvie Bajrami, ka rrëfyer për një rast i cili ka ndodhur 6 vjet më parë. Ajo tregon se si një qytetarit i janë kërkuar 40 mijë euro nga ish drejtori i burgjeve, Sokol Zogaj i cili së fundi është emëruar këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë i ish gazetares Bajrami:

Rreth gjashte vjet me pare, kur punoja gazetare ne sektorin e drejtesise ne gazeten “Zëri”, nje mengjes gjumin ma nxori telefonata nga Musa. Nuk e njihja, ishte i panjohur per mua, por zanati me detyronte ta degjoja cfare kishte per te thene.

“Ngom bre gazetare, sot me sabah, para baneses se tij, e kam rrehe Sokol Zogajn e burgjeve. E rreha se mi ka marrë 40 mije euro me ma lshu vllaun prej burgu e nuk ma ka leshu e sot me sabah e nxuna para banese”, me tha Musa ate dite ne telefon.

Ja nisa me i ba pyetje, por ma mbylli telefonin!

Shkova ne zyre! E thirra Ministrine e Drejtesise ku ne ate kohe e ka pase zyren Zogaj. Me thane qe Zogaj nuk ka dale ne pune, se kishte lajmeruar ne telefon se nuk eshte mire me shendet! Thirra ne polici, zyrtarisht nuk e konfirmuan e jozyrtarisht me thane se ky rast nuk eshte paraqite. Me pat shku nje pjese e mire e dites tu u mundu me i ra ne fije ketij rasti. Prita, por Musa ma nuk me thirri.

Shkrim nuk bana, ama pike me pat mbete me e zbulu rastin!

P.S. Muses nuk e di a iu ka leshu vellau prej burgu, ama sot niva qe Sokol Zogaj u ba keshilltar i kryeministrit dhe ate pikerisht per çeshtjen e burgjeve!

#vecthash #pothom #Kosova #hajmedetperburgjet
#Kosovetedue