26 të vdekur si pasojë e coronavirusit, konfirmohen edhe 1 mijë e 383 raste të reja pozitive

E publikuar: 31/08/2021 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

26 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar edhe 1 mijw e 383 raste të reja pozitive.

Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë shëruar edhe 996 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2.

Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej doza të vaksinës anti-COVID në të gjitha qytetet e Kosovës, teksa vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në .

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

31 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.

Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.

Në total numri i rasteve aktive është 26.886.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!