250 raste aktive me koronavirus në Kosovë

E publikuar: 29/07/2021 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orëshin e kaluar nga 3,669 teste të kryera, 58 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,265 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 250.

Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.