Gani Koci: Nenad Rikallo ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit

E publikuar: 14/09/2017 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, njëherit zyrtar i PDK’së, Gani Koci ka thënë se ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit. Ai ka thënë se lidhja e Kuritit me këtë ministër do të zbulohet shpejt.

“Jo vetëm kaq, por Nenad Rikalo, Albin Kurti e Shkelzen Gashi ishin themeluesit e Lëvizjes KAN, që më vonë u shndërrua ne Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ai në këtë postim po ashtu ka thënë se kjo lëvizje fillimisht është financuar nga Beogradi dhe një organizatë tjeter austriake, ku donatorë kryesorë kanë qenë biznesmenë serbë, e më vonë, por edhe tani, nga Soros-i!

“Gjithçka do zbulohet shpejt”, ka thënë Koci në postimin e tij në Facebook, të cilin e ka shoqëruar me një tekst te botuar nga portali i nënkryetarit të PDK’së, Rexhep Hoti.