2-vjeçarja dhe një foshnje gjenden të vdekur në veturë

E publikuar: 27/05/2017 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy fëmijë të vegjël në Texas, një vajzë 2 vjeçare dhe një djalë 16 muajsh, janë gjetur të vdekur në veturë.
Policia në Texas, ka thënë se gjatë kohës kur fëmijët ishin në veturë temperatura ishte 35 gradë celsius, transmeton Koha.net.

Sheriff Larry Fowler, zyrtar i policisë në Texas ka gjetur veturën me dy fëmijët brenda, pranë liqenit Weatherford pa shenja jete.

Nëna e fëmijëve ka thënë se fëmijët po kërkonin për të pushuar, dhe sipas saj ata e kanë mbyllur me qëllim derën brenda veturës, derisa ajo ishte duke shëtitur përreth. Kur ajo kishte tentuar të hapte derën, zbuloi se ishte e mbyllur, kështu vendosi ta thyej xhamin por që fëmijët i gjeti të vdekur.

Nëna dhe fëmijët nuk janë identifikuar nga policia por megjithatë është duke hulumtuar për të zbuluar të vërtetën e këtij rasti.