16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

E publikuar: 28/10/2021 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste të reja pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Brenda 24 orëve të fundit, janë shëruar 16 pacientë të infektuar me COVID-19.

Aktualisht në vendin tonë janë edhe 428 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

28 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.
Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 428.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!