15 mijë euro për të vrarë dy persona”, oferta e porositësit

29.04.2021 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
15 mijë euro për të vrarë dy persona”, oferta e porositësit

Në pjesën e dytë të bisedës mes porositësit dhe vrasësit me pagesë diskutohen detajet e sigurimit të armëve dhe personave që do marrin pjesë.

Porositësi i kërkon disa herë vrasësit që të veprojë vetëm dhe mos të përdorë mjet, por në këmbë. Ndërkohë, refuzon në mënyrë kategorike kërkesën prej 50 mijë eurosh, pasi “nuk vlen kaq ai”. Më tej i bën një ofertë, e cila është edhe e fundit; 15 mijë euro për të vrarë dy persona. “Unë për atë njeri më shumë se 10 mijë euro nuk jap. Nuk jap! Biles, aq është shumë. Është shumë për 10 mijë euro, është shumë” i thotë porositësi, ndërsa vrasësi i thotë se rrezikon burg.

“Po të më japësh 15 mijë Paund të iki në Angi. 15 mijë paund unë i dua. Vetëm veglat do venë 4 mijë” i përgjigjet vrasësi. Ndërkohë, porositësi i thotë se “… nuk të duhet asnjë lloj velge, një pistoletë”. Më tej i kërkon që, nëse e merr përsipër, ta lajmërojë një ditë më përpara që të mbledhë plaçkat dhe të iki nga Shqipëria. “Një natë më parë të më thuash largohu ik, unë mbledh plaçkat dhe ika. Kaq. Unë duhet të iki që këtej, jam unë” i thotë ai.
Ky regjistrim është dorëzuar në Policinë e Vlorës në datën 12 prill 2021. 9 ditë më vonë, në datën 21 prill, emisioni “Fiks Fare” i kërkoi zyrtarisht Policisë së Shtetit dhe Policisë së Vlorës informacion për shpërthimin e tritolit dheregjistrimin. Në këtë kohë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, policia nuk ndërmori asnjë veprim. 1 javë pas interesimit të Fiks Fare, Policia e Shtetit publikoi një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera lajmëron se është zbardhur shpërthimi me eksploziv. “Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: R. K., 42 vjeç, banues në Orikum” thotë policia. Ndërkohë, po më 29 prill, Policia e Vlorës i ka kthyer përgjigje emisionit Fiks Fare se materialet për të arrestuarin i kanë kaluar pas 17 ditësh Prokurorisë së Vlorës për dy akuza “shkatërrim prone me eksploziv” dhe “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Më poshtë, po publikojmë vijimin e bisedës mes vrasësit me pagesë dhe porositësit, ku ky i fundit ofron vetëm 15 mijë euro për të vrarë 2 persona;

Vrasësi me pagesë – Do më japësh një ofertë që të ngrihemi, të iki. Do më thuash çfarë do bëhet, të vazhdoj unë të mbaroj hallin tënd, të mbaroj hallin tim dhe kaq vëlla.
Porositësi – Unë e di shumë mirë mos të rrimë.
Vrasësi me pagesë – Mos rrimë të keqen vëllai.
Porositësi – Ai njeri nuk bën aq lekë, ta dish.
Vrasësi me pagesë – Sa bën për ty mo vëlla.
Porositësi – Nuk bën.
Vrasësi me pagesë – Sa bën për ty?
Porositësi – Hajde, hajde këtëj…
Vrasësi me pagesë – Ti sa jep, dhe unë të zgjidh hallet e mia.
Porositësi – F.
Vrasësi me pagesë – Unë jam në hall vëlla.
Porositësi – Hallet e tua nuk janë njësoj me të miat, ti ke të tuat, unë kam të miat ai tjetri të tijat. E kupton?
Vrasësi me pagesë – Ti do më japësh ofertën tënde, unë të thashë. Unë normalisht do qëlloj çik lart.
Porositësi – Unë e di shumë mirë F., këto janë muhabete… O F., unë për atë njeri më shumë se 10 mijë euro nuk jap. Nuk jap! Biles, aq është shumë. Është shumë për 10 mijë euro, është shumë. Ai njeri është shumë. Se ai njeri është fundërrinë, asnjë gjë tjetër.
Vrasësi me pagesë – Po jo 10 se rrezikoj burgun unë i shkreti. Po të më japësh 15 mijë paund të iki në Angi. 15 mijë paund unë i dua. Vetëm veglat do ventë të 4 mijsha.
Porositësi – Nuk të duhet asnjë lloj velge, një pistoletë…
Vrasësi me pagesë – Po si, bën 2 mijë euro pistoleta me silenciator o burrë i dheut mos më q… n… mua, s’ta lëshon njeri.
Porositësi – E di shumë mirë, e di shumë mirë. Unë për atë njeri, asnjë… kaq! Se si, se qysh, se tek. Një natë më parë të më thuash largohu ik, unë mbledh plaçkat dhe ika. Kaq. Unë duhet të iki që këtëj, jam unë.
Vrasësi me pagesë – Një sekondë. Do e ngresh edhe një çik pazarin.
Porositësi – Nuk bën më shumë ai, biles e ka për dy.
Vrasësi me pagesë – S’bën më shumë, po mua.
Porositësi – Lërë të mbarosh punë, më vonë, më vonë, do dalësh kam gjëra këtu, lërë në dorëzim.
Vrasësi me pagesë – Dy copë në një moment, nuk ja vlen ti heqësh.
Porositësi – Po, po. Për atë tjetrin do të të jap edhe një 5-çe. E kupton, hiqe edhe atë q… r… Hiqe
Vrasësi me pagesë – Kë do ti. Mirë, të mendohem unë njëherë edhe unë do të them po apo jo. Ti do më japësh, shiko unë jam në borxh. Ai pret të paguaj punëtorin, të paguaj hekurin.
Porositësi – Punë e kryer, borxh i larë e kam unë. Në momentin që do mbarojë punë s’do jem më unë këtu, nesër në mëngjes ke lekët. Kaq di unë.
Vrasësi me pagesë – Po mirë parapagim të paktën, i q… m… me çfarë do lëviz unë.
Porositësi – Po ske punë lëvizje, ti nuk e kupton. Dy netë, tre netë, do të dalë aty, aty ja bën ti.
Vrasësi me pagesë – Po.
Porositësi – Dy netë, tre netë, u krye si punë…
Vrasësi me pagesë – Edhe unë s’jam i garantuar që do të mi japësh ti, ku e di unë ça do bëhet.
Porositësi – Te unë do të rrish me 5000 përqind je i garantuar, jo me 1000 përqind, 5000 përqind. Të gjen vëllai ty, mos e vri mendjen ti.
Vrasësi me pagesë – Do e bëjmë kështu ne, ti do e ngresh edhe pak çmimin. A do më ndihmosh mua.
Porositësi – Vëllai, vëllai nuk është ndonjë hall shumë i madh, nuk e shikoj dot me sy nuk kam ndonjë hall. Nuk e shikoj dot më, nuk e shikoj dot më. Unë të thashë, këputi të dy, 15 mijë euro dhe as të kam parë as më ke parë.
Vrasësi me pagesë – Të dy në një ditë, jo…
Porositësi – Jo në një ditë.
Vrasësi me pagesë – Se do bëhet Gërdec këtu o vëlla, vend i vogël.
Porositësi – Jo në një ditë. Mbarove të parin, ke një 10-çe. Këput të dytin ke 5-çe. Më ka thënë dy fjalë jemi të fortë, e kupton. Kaq, jemi të fortë!
Vrasësi me pagesë – Më shumë kapriço.
Porositësi – Bravo, i këput të dy. Të dy i ke… të parin 10 se është ai, që s’është asnjë gjë, ai me nivelin e T… Asnjë gjë tjetër, vetëm llafet.
Vrasësi me pagesë – Është T… more burrë i dheut, s’është vetëm ai o babale, mos i bëj muhabetet kështu ti.
Porositësi – E kupton ti, të thashë që dje; unë dua kaq lekë, të them kaq lekë. Unë për atë njeri 10 mijë euro.
Vrasësi me pagesë – Gjysmat do mi japësh në dorë mua ti vëlla, unë sdo rri me 5 mijë lekë në xhep.
Porositësi – O F. dëgjo çik R., po ske lëvizje për të bërë te ai ti. S’ke lëvizje mo F.
Vrasësi me pagesë – Me ça do lëviz unë, do zhdukem unë o Babale.
Porositësi – E mbarove sonte, do të them unë ku të shkosh të marrësh lekët. E ke të garantuar, çdo gjë e ke të garantuar. E ke të programuar o vëlla. Zgjidhjen e kësaj e kam unë. Ik në Londer ti, a ik në Kinë. Në Londër mund të ndihmojmë, mund të ndihmojmë me njerëz atje.
Vrasësi me pagesë – Unë dua të iki, dua të iki.
Porositësi – O F. unë të them një gjë, u krye sonte…
Vrasësi me pagesë – Po.
Porositësi – Pastaj më takon mua.
Vrasësi me pagesë – Mirë.
Porositësi – Dëgjo, mos mu afro me njerëz Vlore se del llafi. Këtu në Shqipëri.
Vrasësi me pagesë – Takohemi në ndonjë vend tjetër.
Porositësi – Vënë ti.
Vrasësi me pagesë – Do të kthej përgjigje. Unë po të them 5 lekë do më japësh se unë do paguaj tjetrin në Vlorë. Do paguaj edhe atë, ai do lekët. I do lekët.
Porositësi – Po s’të duhet motorr o vëlla.
Vrasësi me pagesë – Nga e di ti, do e marr unë atë përsipër.
Porositësi – Mirë në rregull.
Vrasësi me pagesë – Se me q… n…
Porositësi – O F. mos ma thuaj më këto fjalë dhe këto muhabete.
Vrasësi me pagesë – Më duhet se duhet të iki. Do iki më shpejt, bam, bam.
Porositësi – Ikën më shpejt në këmbë sesa me…
Vrasësi me pagesë – Në këmbë, po është në p…. s…
Porositësi – E di, mo e di.
Vrasësi me pagesë – Kështu që më thuaj vetë do pimë një kafe atje dhe…
Porositësi – Të thashë unë, do bëj budallain me telefon unë.
Vrasësi me pagesë – Mos bëj budallain me mua, se…
Porositësi – Mos fol më, mos fol më.
Vrasësi me pagesë – Ok.
Porositësi – Ik, mos fol më shumë.

Vrasësi me pagesë takon shënjestrën…

Vrasësi me pagesë – Futja shpejt, hë të keqen vëllai futja shpejt. Ec, eçc
Shënjestra – E inçizove?
Vrasësi me pagesë – Ec more ec, ec, ec. Se kam besim, s’është hera e parë që bëj këto lloj gjërash unë. Kanë besim te unë ata, e kupton ëëë. Se jam këtu me, e kam këtu akoma (regjistruesin).
Shënjestra – Fike.
/topchannel/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bekim Jashari tregon nëse ka marrëveshje me VV’në për zgjedhjet në Skenderaj

Bekim Jashari tregon nëse ka marrëveshje me VV’në për zgjedhjet në Skenderaj

LDK e Gjilanit pushton terrenin, përkrahje masive për Lutfi Hazirin nga Baja e Dheu i Bardhë

LDK e Gjilanit pushton terrenin, përkrahje masive për Lutfi Hazirin nga Baja e Dheu i Bardhë

Haradinaj: Besnik Bislimi është njeri me behane, i retardum, ka probleme mendore

Haradinaj: Besnik Bislimi është njeri me behane, i retardum, ka probleme mendore

Anketë: 42.5% e serbëve mendojnë se ende nuk e kanë humbur Kosovën

Anketë: 42.5% e serbëve mendojnë se ende nuk e kanë humbur Kosovën

Haradinaj në Kryeministri i nervozuar: I thashë tregoni hajnit tuaj që kur i fton njerëzit duhet me i pritë

Haradinaj në Kryeministri i nervozuar: I thashë tregoni hajnit tuaj që kur i fton njerëzit duhet me i pritë

​Parashikimi i motit për dy ditën në vijim

​Parashikimi i motit për dy ditën në vijim

Lista Serbe e refuzon propozimin e KFOR-it që të qëndrojë në fuqi masa e reciprocitetit të targave

Lista Serbe e refuzon propozimin e KFOR-it që të qëndrojë në fuqi masa e reciprocitetit të targave

Fadil Nura shpalos platformën për fitore në Skenderaj: Vota juaj për mua, votë për vlerat e UÇK-së dhe Skenderaj të zhvilluar (VIDEO)

Fadil Nura shpalos platformën për fitore në Skenderaj: Vota juaj për mua, votë për vlerat e UÇK-së dhe Skenderaj të zhvilluar (VIDEO)

I amerikane thotë se për ta sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm

I amerikane thotë se për ta sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm

Kandidati i AKR-së zotohet t’i përkrah bizneset: Teknologjia është e ardhmja

Kandidati i AKR-së zotohet t’i përkrah bizneset: Teknologjia është e ardhmja

Kurti takohet me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, flasin për procesin zgjedhor

Kurti takohet me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, flasin për procesin zgjedhor

Daut Haradinaj: Kurti e ka përkrahjen time për vendosjen e reciprocitetit

Daut Haradinaj: Kurti e ka përkrahjen time për vendosjen e reciprocitetit

Osmani në takim me ambasadorin gjerman: Me veprime nxitëse, Serbia po tenton ta destabilizojë veriun e vendit

Osmani në takim me ambasadorin gjerman: Me veprime nxitëse, Serbia po tenton ta destabilizojë veriun e vendit

Ursula von der Leyen nesër do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Ursula von der Leyen nesër do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

KEDS njofton për punimet në rrjet, ja kush mbetet nesër pa energji-elektrike

KEDS njofton për punimet në rrjet, ja kush mbetet nesër pa energji-elektrike

Lutfi Haziri viziton Qendrën Labyrinth, zotohet për mbështetje institucionale edhe në mandatin e ri

Lutfi Haziri viziton Qendrën Labyrinth, zotohet për mbështetje institucionale edhe në mandatin e ri