1160 persona me aktakuza, për 2 muaj e gjysmë të pandemisë

E publikuar: 15/06/2020 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 13 marsi kur është paraqitur rasit i parë me koronavirus në Kosovë e deri më 31 maj, kur nisi lehtësimi i masave, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ngritur 924 aktakuza, kundër 1160 personave për vepra të ndryshme penale.

Poashtu gjatë këtij intervali kohor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 716 persona si të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa 316 persona janë dërguar në paraburgim.

Poashtu gjashtë Prokuroritë Themelore dhe ajo Speciale kanë bërë 69 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Ndërkohë Prokuroria Speciale ka bërë 5 kërkesa për arrestim përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Prokuroritë Themelore që kanë pasur më shumë punë janë ajo e Prishtinës me 369 persona me aktakuzë, 258 të ndaluar dhe 133 kërkesa për paraburgim pasuar nga ajo e Gjilanit me mbi 225 persona nën aktakuzë 79 të ndaluar e për 59 persona kërkesa për paraburgim./Zëri

Image