11 persona të lënduar pasi autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

E publikuar: 11/01/2022 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Sipas mediave serbe, informacionet e para janë se 11 persona janë të lënduar si pasojë e rrotullimit të autobusit.

Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Express shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz. Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.