11 deputetë gjatë 2022-ës kishin probleme me ligjin, shtatë ishin nga Vetëvendosje

E publikuar: 28/04/2023 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka identifikuar njëmbëdhjetë deputetë që gjatë vitit 2023 janë përballur me ligjin. Në këtë numër kanë prirë deputetët e LV-së, pastaj AAK-së, më tutje PDK-së dhe grupit parlamentar MULTIETNIK.

7 deputetë të LV-së me aktakuza aktive gjatë vitit 2022. Glauk Konjufca, Mimoza Kusari-Lila, Artan Abrashi, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi. Deputetja Mimoza Kusari-Lila është liruar nga akuzat në nëntor 2022, vendim ky i cili më pas ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 29 mars.

Dy deputetë të AAK-së me aktakuza aktive gjatë vitit 2022 ishin Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj.

Deputeti i PDK-së me aktakuzë aktive gjatë vitit 2022 ishte Xhavit Haliti.

Këto gjetje janë publikuar të premten në raportin e titulluar: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, me autor Naim Jakaj. Ky raport është realizuar me mbështetjen e” Rockefeller Brothers Fund”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit, një deputet nga GP MULTIETNIK me dënim të formës së prerë – Samra Ilijaz, 11 deputetë të Kuvendit persona që kanë probleme me ligjin, 9.2% e Kuvendit të Kosovës.

Veprat penale për të cilat janë ndjekur penalisht deputetët janë: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”; “sulmi”; “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”; “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”; “mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.