104 jetë të vdrkur nga koronavirusi këtë javë

E publikuar: 19/09/2021 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përbrenda një jave, në Kosovë kanë humbur jetën 104 persona si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Dita e cila ka regjistruar rekord javor të numrit të vdekjeve ishte e martja, me 24 të vdekur nga koronavirusi.

Ndërkaq, dita e sotme përgjatë kësaj jave ka regjistruar më së paku vdekje nga Covid-19, respektivisht 10, sipas raportit të IKSHPK’së.

Po ashtu, përgjatë së dielës numri i rasteve aktive ka rënë nën 10 mijë, për herë të parë që prej fillimit të valës pandemike në Kosovë.

Qeveria gjatë ditës ka bërë me ditur se në vend rreth 35 përqind e popullatës së rritur mbi moshën 18 vjeçare janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID.

Qendrat e vaksinimit këtë javë dhe javëve në vijim do të jenë të hapura edhe përgjatë të dielave.