10 vite nga trazirat e marsit, flasin familjarët (Video)

E publikuar: 17/03/2018 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitin 2004, ishin dy ditë të kobshme, brenda të cilave humbën jetën 19 persona. Ishin trazirat e 17 e 18 marsit, të cilat disa familjeve u shkaktuan humbje, e dikujt i mbetën si ditë krenarie. Arife Çitaku thotë se nuk e përballon ta shikojë portretin e djalit të saj Feritit i vrarë në trazirat e marsit të 2004.

Jo shumë pas moshës që ka në këtë fotografi ajo edhe e pa për herë të fundit të birin. Tani pas 14 vjetësh Arifja ndjen më shumë krenari se dhimbje për të birin e humbur por e mundon fakti se flijimi i tij nuk u vlerësua në nivel institucional./indeksonline/