10 të vdekur e 173 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë

E publikuar: 19/09/2021 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

10 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë, nga 5.798 mostra të marra kanë rezultuar pozitive 173 apo 2.98 për qind.

2.261 persona janë shëruar gjatë kësaj periudhe.

Rastet aktive janë 9.764.

Në 24 orët e fundit janë administruar 19.193 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në total janë dhen 1.167.006.