10 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

E publikuar: 30/07/2020 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“10 pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të funditAktualisht po trajtohen 65 pacientë. 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 9 lindje, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 7 operacione, ndërsa 191 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,345 analiza”, thuhet tutje në njoftim.