1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

E publikuar: 18/10/2021 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se deri tani 1,5 milion vaksina Anti-COVID janë administruar në Kosovë.Sipas MSH’së, asgjë nuk ka mbaruar akoma, andaj vaksina është mbrojtja më e mirë që kemi.“Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj”, thuhet tutje nga kjo ministri.

Shkrimi i plotë:

Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar.

Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma.Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.Rezervo SOT terminin tënd në eKosova