​Zemaj: Masat e reja, Ligji por edhe manuali duhet të respektohen me rigorozitet

E publikuar: 01/11/2020 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetsisë, Armend Zemaj, pas vendimit të qeverisë, ku përfshihen masat e reja, anti-covid, ka thënë se tespektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti Covid dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë.

“Pas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe takimit të djeshëm të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, në koordinim me kryeministrin, z. Avdullah Hoti dhe konsultimeve të vazhdueshme me Bordin Këshillëdhënës, Qeveria në mbledhjen e sotme virtuale, ka votuar pro masave të reja, për menaxhimin e mëtejmë të pandemisë. Me votimin e sotëm të këtyre masave, shfuqizohet vendimi i 25 shtatorit”, ka shkruar ai në Facebook.