​Qeveria shkarkon bordin e ShKUK-së dhe emëron bordin e ri

E publikuar: 30/10/2020 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 27 mars 2020 për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe formimin e bordit të ri.

Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara Dr.Diana Dafota zëvendësohet nga Dr. Naim Hoxha; Dr.Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, zëvendësohet me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta zëvendësohet me Dr. Diellor Rizaj.

Pjesa tjetër e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak.

Qeveria ka emëruar Bahrije Spanca anëtare të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publikë Qendrore “Telekomi i Kosovës” sh.a. e cila do të shërbejë në këtë pozitë deri në emërimin e Bordit të rregullt të kësaj ndërmarrjeje.