​Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje pavarësisht rezultatit të sondazheve

E publikuar: 02/12/2020 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka shprehur gatishmërinë e partisë së tij që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pavarësisht sondazheve të cilat tregojnë se fitues i këtyre zgjedhjeve do të ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Në Rubikon të Klan Kosovës, i pari i partisë që ndodhet në pushtet ka folur edhe rreth largimit të Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se askush s’mund të gëzojë mbështetjen e LDK-së pasi që kanë mbështetur fitoren e subjekteve të tjera politike, duke aluduar në këtë mënyrë në Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin, të cilët sipas tij iu gëzuan fitores së Vetëvendosjes në Podujevë përballë kandidatit të LDK-së.