​Mbërrin në Rinas një tjetër sasi me Pfizer, Rama: Kanë ardhur mbi 2 milionë vaksina deri tani

E publikuar: 13/09/2021 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se një sasi me 31.590 doza vaksine Pfizer kanë mbërritur sonte në aeroportin e Rinasit.

Me vaksinat e fundit, kryeministri thekson se deri tani, në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 2 milionë doza, ndërsa përsërit edhe një herë tjetër thirrjen për qytetarët që të vaksinohen.

“Me 31.590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milionë vaksina antiCOVID të ardhura deri tani në vendin tonë. Vaksinohuni! Vaksinat shpëtojnë jetë”, ka shkruar Rama.