​Kuçi: Përzgjedhja e anëtarëve të bordeve do të jetë me transparencë të plotë

E publikuar: 17/07/2020 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott kanë mbajtur një takim virtual njoftues, ku u diskutua për mbështetjen e britanikëve në përzgjedhjen meritokratike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore.

Sipas MEA, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me kryeministrin Avdullah Hoti për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese me asistencën e britanikëve, ministri Kuçi e siguroi ambasadorin Abbott për zhvillimin e këtij procesi në tërësi sipas udhëzimeve të tyre dhe me transparencë të plotë.

“Ndër të tjera u fol edhe për situatën e krijuar ekonomike, pas efektit të pandemisë COVID-19, dhe për projeksionet që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në zhvillim ekonomik. Krahas kësaj mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Abbott u diskutua në terma të gjerë edhe energjia dhe ambienti”, thuhet në njoftim./kp/