​Klubi i Prodhuesve kërkon lirim nga TVSH për blerjen e produkteve vendore

E publikuar: 20/10/2020 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e Kosovës të mundësojë kthimin e TVSH-së për blerje të produkteve dhe shërbime vendore, me të cilën do të mundësohej qytetarëve që blejnë produkte vendore, t’iu kthehet vlera e TVSH-së së paguar.

Një masë e tillë do të inkurajonte blerjet e prodhimeve vendore, stimulimin e konsumit dhe ruajtjen e vendeve të tyre të punës në kohë pandemie, thuhet në komunikatë.

Klubi i Prodhuesve thekson se përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore është e domosdoshme sidomos tani kur shumë shtete janë duke i përkrahur kompanitë prodhuese vendore dhe një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët gjatë fundjavës blejnë produkte dhe shërbime vendore ku pas blerjes TVSH iu kthehet në llogaritë e tyre.