​Kane: Të humbësh në finale është ndjenja më e keqe në botë

E publikuar: 12/07/2021 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Anglisë Harry Kane ka thënë se Anglia pati një turne shumë të suksesshëm në Euro 2020 dhe duhet të ndihen krenar përkundër humbjes në finale ndaj Italisë.

“Azzurrët” u mposhtën në penallti dhe sipas Kane një humbje e tillë të jep ndjenjën më të keqe në botë.

“Unë nuk mund të jepja më shumë, djemtë nuk mund të jepnin më shumë. Ur humb në penallti është ndjenja më e keqe në botë.”, tha Kane.

“Nuk ishte nata jonë, por ishte një turne fantastik dhe ne duhet të ndihemi krenar. Natyrisht se kjo dhemb, dhe do të jetë kështu për shumë kohë por ne jemi në rrugën e duhur dhe po ndërtojmë një skuadër shumë të mirë për të ardhmen.”, theksoi kapiteni i Anglisë.