​Institucionet komunale të prekura thellë me ngjarjen tragjike në Pozheran

E publikuar: 30/12/2020 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka reaguar pas rastit tragjik në Pozheran ku humbën jetën 4 anëtarë të familjes Zuka.

Në reagimin e Komunës së Vitisë thuhet se institucionet komunale të prekura thellë me ngjarjen tragjike në Pozheran, ndërsa kanë shprehur ngushëllime të afërmëve të familjes Zuka.

Ky është reagimi i plotë:

Institucionet komunale të prekura thellë me ngjarjen tragjike në Pozheran

Rast i rëndë. Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që na e solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran, mbi tragjedinë familjare të familjes Zuka.

Shuarja e 4 qytetarëve tanë që gjetën vdekjen në këtë tragjedi, brenda shtëpisë së tyre, na ka prekur thellë. Ngjarjet e tilla tragjike, kur shuhet një familje e tërë, janë tepër të dhimbshme, si për qytetarët poashtu edhe për Institucionet komunale.

Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune.