​Ibrahimoviq, ekzekutuesi më i dobët i penalltive në 5 ligat më të mira evropiane

E publikuar: 29/10/2020 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatan Ibrahimoviq (39) po luan si në vitet e tij më të mira dhe me shtatë gola në pesë ndeshjet e para është shënuesi më i mirë në Serie A, por rinia e tij e dytë ka një pikë të zezë.

Në ndeshjen Milan – Sparta Pragë (3:0) në raundin e dytë të grupit të Ligës së Evropës, ai humbi penalltinë që e fitoi vetë. Ai mposhti portierin Heca, por në vend të rrjetës goditi traversën, tranmseton KosovaPress.
Kjo është humbja e tretë e Ibrahimoviq nga një total prej pesë penalltish që ka ekzekutuar në tre muajt e fundit, që nga fillimi i sezonit.

Sipas kësaj, ai është ekzekutuesi më i dobët i penalltive në pesë ligat më të mira, duke marrë parasysh të gjitha garat, përfshirë kupat e Evropës.