​Haradinaj: 2 nëntori, dita e pozicionimit tonë për t’i shërbyer lirisë

E publikuar: 02/11/2020 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 31 vjetorin e rënies së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, homazhe pranë varreve të tyre ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që u arrit.

“I nderojmë (heronjtë) në përvjetorin e rënies së Afrimit dhe bashkëluftëtarëve. Një ditë si kjo është ditë e ndërgjegjes sonë, vetëdijes, por edhe pozicionimit tonë më tutje për t’i shërbyer lirisë, për t’i shërbyer vendit”, është shprehur ai.