​Dyshime mbi vdekjen e Maradonas, nisin hetimet nga policia

E publikuar: 29/11/2020 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Argjentinë ka kontrolluar shtëpinë dhe klinikën private të Leopoldo Luque, mjekut të legjendës së futbollit Diego Maradona i cili vdiq katër ditë më parë.

Ata po përpiqen të vërtetojnë nëse kishte neglizhencë në trajtimin e futbollistit apo jo.

Ish ylli, 60 vjeç, vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires.

Vajzat e Maradonës thuhet se kanë kërkuar të dinë se çfarë mjekimi dhe trajtimi i’u bë babait të tyre.