​Peci: Aprovuam strategjinë për bujqësinë, dërguam në qeveri 23 projektligje

30.12.2021 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Peci: Aprovuam strategjinë për bujqësinë, dërguam në qeveri 23 projektligje

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se gjatë këtij viti për herë të parë është aprovuar strategjia për bujqësinë dhe zhvillimin rural 2022-2028. Sipas tij, pas stagnimit nëntëvjeçar janë miratuar në qeveri 23 projektligje. Në konferencën e fundvitit, ai u zotua se kanë realizuar përkrahje rekorde prej 76 milionë euro për kategorinë e granteve, subvencioneve, dëmeve dhe obligimeve që kanë qenë të papaguara,transmeton Lajmi.net.

Udhëheqësi i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci tha se ky vit do të mbahet mend si më sfiduesi për sektorin e bujqësisë. Ai shtoi se gjendja e ministrisë kur ka marrë detyrën ka qenë me shumë borxhe ose obligime të trashëguara ndër vite.

“Kemi arritur që për herë të parë në historinë ekzistencës së Ministrisë së Bujqësisë që të aprovojmë në qeveri, strategjinë për bujqësinë dhe zhvillimin rural 2022-2028. Njëkohësisht përveç strategjisë për bujqësinë të aprovojmë edhe strategjinë për pylltari 2022-2030. Do të hartojmë një numër të konsiderueshëm të koncept-dokumenteve që në përgjithësi kemi realizuar një sukses në avancimin e politikave në këtë sektor. Përveç avancimit të politikave dhe aprovimit të strategjisë për nëntë muaj dhe pas një stagnimi nëntëvjeçar të mosaprovimit të asnjë ligji në qeverinë dhe kuvendin, ne kemi arritur që për nëntë muaj të aprovojmë në qeveri 23 projektligje”, ka theksuar ai.

Ministri Peci ka shtuar se kanë përmbyllur programin e granteve për vitin 2020-2021 në vlerë prej 9,6 milionë eurosh.

“Ne kemi arritur që të shlyejmë pothuajse të gjitha obligimet e grumbulluara ndër vite dhe përveç kësaj të mundësojmë programin e rregullt për subvencione 2021, në vlerë monetare prej 24 milionë euro. Vetëm në kategorinë e subvencioneve kemi arritur që gjatë muajit tetor të alokojmë 24 milionë euro për fermerët tanë. Gjithashtu kemi bërë kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë për periudhën kohore 2020-2021. Vlera totale e përkrahjes në kategorinë e granteve, subvencioneve, dëmeve dhe obligimeve që kanë qenë të papaguara arrin vlerën e 76 milionë euro, që është një përkrahje rekorde nga Ministria e Bujqësisë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Ligji për Pyjet është në proces dhe mund të procedohet në ditët e para të vitit të ri në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se vitin e ardhshëm do të kenë buxhet të plotë në vlerë prej 71 milionë eurosh.

“Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka të hyra rekord më të mëdha të realizuara ndonjëherë. Ka 2,2 milionë euro të hyra në kuadër të veprimtarisë që e ushtron. Kemi arritur që diku 800 mijë fidane të reja të bëjmë pyllëzime dhe deri në fillim të pranverës është një shifër prej mbi 1 milion euro të cilat do të realizohen. Viti 2022 do të jetë vit shumë më i lehtë për sektorin e bujqësisë për shkak se ne futemi me kapacitete të plota buxhetore. Viti 2022 do të jetë vit me një rritje buxhetore prej 11 milionë euro”, ka shtuar Peci.

Peci tha se një nga prioritet e tij është zhvillimi i zonave rurale, duke u zotuar se vitin e ardhshëm do të ketë rritje buxhetore për shumë kultura bujqësore.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti në World Affairs Forum: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Kurti në World Affairs Forum: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Meta nesër e viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani

Meta nesër e viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani

Arrestohen dy persona në Vushtrri, ishin duke vjedhur vegla pune

Arrestohen dy persona në Vushtrri, ishin duke vjedhur vegla pune

“Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”, Kadrijaj reagon pas deklaratës skandaloze të Kurtit për Vuçiqin

“Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”, Kadrijaj reagon pas deklaratës skandaloze të Kurtit për Vuçiqin

Kosova ende pa kryeprokuror të shtetit

Kosova ende pa kryeprokuror të shtetit

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak

Edita Tahiri: Kurti tash e zbuloi Amerikën!

Edita Tahiri: Kurti tash e zbuloi Amerikën!

Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Vushtrri

Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Vushtrri

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju Jork

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju Jork

Edhe tri shtete të tjera konfirmojnë linë e majmunit

Edhe tri shtete të tjera konfirmojnë linë e majmunit

Veliaj: Rita Ora dhe Dua Lipa me koncert në Tiranë këtë vit

Veliaj: Rita Ora dhe Dua Lipa me koncert në Tiranë këtë vit

Kryediplomati grek, Nikos Dendias të hënën në Shqipëri

Kryediplomati grek, Nikos Dendias të hënën në Shqipëri

Humb jetën një i mitur në kanalin e “Ibër Lepencit” të Mitrovicës

Humb jetën një i mitur në kanalin e “Ibër Lepencit” të Mitrovicës