​Nis video konferenca Hoti-Vuçiq

E publikuar: 10/07/2020 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën virtuale, është paraparë të nis në orën 10:30, të organizuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në këtë video-konferencë, Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, kurse pala serbe nga presidenti Aleksandër Vuçiq./kp/