​Mustafa për Ramushin president: S’di si e ka llogaritur ai, por s’kemi vota të mjaftueshme

02.12.2020 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Mustafa për Ramushin president: S’di si e ka llogaritur ai, por s’kemi vota të mjaftueshme

Isa Mustafa ka qartësuar se Ramush Haradinaj nuk është kandidat i koalicionit qeverisës për postin e presidentit, por tha se nuk sheh si një zgjidhje të mirë për postin e të parit të vendit nëse dilet me kushtëzime.

Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën e tij për të parin e vendit, ndërkohë që mandati i presidentit skadon në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo parti ka paralajmëruar se nëse Haradinaj nuk zgjidhet president, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

E partia e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë se me AAK-në nuk ka pasur marrëveshje në pako për postin e presidentit dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet me konsensus të të gjitha partive, përfshirë edhe ato opozitare.

“Nuk e di si e ka llogaritur Haradinaj, por ne nuk kemi vota të mjaftueshme në Kuvend dhe t’i themi atij se do të jetë president, pasi që për këtë nevojiten të jenë mbi 80 deputetë të pranishëm në sallë. Ne duhet të ulemi me partitë që kanë së paku 80 deputetë dhe ta shtrojmë këtë çështje. Ne kemi një qëndrim të paqartë – Lista Serbe, sepse nuk e di se si do të sillet ajo në momentin e zgjedhjes së presidentit”, është shprehur kryetari Isa Mustafa në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai ka sqaruar se koalicioni qeverisës nuk ka një kandidat të përbashkët për president dhe se Haradinaj është kandidat vetëm i AAK-së. Teksa ka folur për një takim me partitë politike për presidentin, Mustafa tha se LDK-ja nuk synon postin e presidentit në këtë situatë, por të mbajë postin e kryeministrit.

“Avdullah Hoti do ta drejtojë këtë qeveri ose do të shkojmë në zgjedhje të tjera”, u shpreh ai.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Von Cramon: Kosova duhet të reformohet në një numër fushash

Von Cramon: Kosova duhet të reformohet në një numër fushash

Ta ndihmojmë Floriana Musliun të triumfojë në luftën kundër kancerit

Ta ndihmojmë Floriana Musliun të triumfojë në luftën kundër kancerit

Kosnett: SHBA nuk do të detyrojë Kosovën të pranojë një marrëveshje që nuk janë të gatshëm për ta pranuar

Kosnett: SHBA nuk do të detyrojë Kosovën të pranojë një marrëveshje që nuk janë të gatshëm për ta pranuar

Hoti: S’do ta pranoj propozimn e Osmanit për shefin e ri të AKI-së

Hoti: S’do ta pranoj propozimn e Osmanit për shefin e ri të AKI-së

Qalaj thotë se u shkarkua nga Hoti si hakmarrje për arrestimin e nënkryetarit të LDK-së

Qalaj thotë se u shkarkua nga Hoti si hakmarrje për arrestimin e nënkryetarit të LDK-së

Kush duhet ta udhëheqë listën e LVV-së, nëse nuk çertifikohet Albin Kurt?

Kush duhet ta udhëheqë listën e LVV-së, nëse nuk çertifikohet Albin Kurt?

Paga në sektorin privat, më e ulët se ajo mesatare

Paga në sektorin privat, më e ulët se ajo mesatare

Kosnett kërkon nga kandidatët për deputetë që t’i respektojnë vendimet e gjyqësorit

Kosnett kërkon nga kandidatët për deputetë që t’i respektojnë vendimet e gjyqësorit

Nuk respektoi masat anticovid/ Qeveria Shqiptare shpall “NON Grata”diplomatin rus, të largohet brenda 72 orësh

Nuk respektoi masat anticovid/ Qeveria Shqiptare shpall “NON Grata”diplomatin rus, të largohet brenda 72 orësh

KEDS njofton për punime në rrjet, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

KEDS njofton për punime në rrjet, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

SHBA rol vendimtar në Kosovë/ Hoti: Marrëdhënia jonë është e veçantë

SHBA rol vendimtar në Kosovë/ Hoti: Marrëdhënia jonë është e veçantë

Drejtori i RTV Dukagjini: Presim nga partitë të tërhiqen nga sulmet ndaj mediumit

Drejtori i RTV Dukagjini: Presim nga partitë të tërhiqen nga sulmet ndaj mediumit

Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, thonë se s’po u plotësohen kërkesat

Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, thonë se s’po u plotësohen kërkesat

Zannier: Nëse shqiptarët mësojnë e flasin vetëm shqip dhe serbët vetëm serbisht, gjërat vështirë se ndryshojnë

Zannier: Nëse shqiptarët mësojnë e flasin vetëm shqip dhe serbët vetëm serbisht, gjërat vështirë se ndryshojnë

Ministri Reçica jep një lajm të mirë për përfituesit e skemave pensionale

Ministri Reçica jep një lajm të mirë për përfituesit e skemave pensionale

PDK’ja largon nga lista një kandidat pasi nuk kaloi në procedurat e certifikimit

PDK’ja largon nga lista një kandidat pasi nuk kaloi në procedurat e certifikimit