​Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim për qytetarët

04.03.2021 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar për masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të marra të mërkurën në Gjermani. Bëhet e ditur se nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh nën 50 për 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Në rast se shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera.

Po ashtu në njoftim thuhet edhe se është vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj koronavirusit falas. Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Pas takimit të Kancelares Angela Merkel dhe Kryeministrave të Landeve lidhur me ecurinë e mëtejshme të masave kufizuese prej pandemisë së koronavirusit është arritur marrëveshja që lockdoën aktualisht në fuqi deri më 7 mars do të zbutet gradualisht. Nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh, nën 50 për 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Në rast se incidenca është mbi 50 do të aplikohet sistemi i blerjeve “klick and meet”, klienti mund të rezervojë një orar të caktuar me dyqanin përkatës për blerjen.

Me një incidencë me më shumë se 100 infeksione përgjatë tri ditëve në zonën e prekur do të mbyllen sërish dyqanet dhe aktivitetet e tjera. Sa i përket sektorit të gastronomisë, në rast se incidenca nën 50 është e qëndrueshme në harkun kohor të 14 ditëve, atëherë mund të hapen lokalet që ofrojnë shërbime në mjedise të hapura.Nëse shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera. Me incidencë nën 100 raste të reja për 100.000 banorë me respektimin rigoroz të rregullave të higjenës mund të hapen edhe muzetë, kopshtet zoologjike e botanike si dhe vendet përkujtimore.Lidhur me ecurinë e vaksinimit synohet që duke nisur nga fillimi i prillit në këtë proces të involvohen më shumë se deri tani mjekët ekspertë dhe mjekët e familjes. Aktualisht vaksinimi zhvillohet vetëm në qendrat e krijuara enkas. Eshtë vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj koronavirusit falas. Qendrat lokale të testimit do të venë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme.Federata dhe landet ranë dakord për të ashtuquajturën „frena e emergjencës” në rast se incidenca shtatë ditore arrin në 100. Në një rast të tillë duhet të sprapsen vendimet për hapjen.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit

Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit

Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen për COVID-19

Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen për COVID-19

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Kompanitë prodhuese ia mësyjnë ShBA-së, Dogana mbledh mbi 412 milionë euro këtë vit

Kompanitë prodhuese ia mësyjnë ShBA-së, Dogana mbledh mbi 412 milionë euro këtë vit

Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi

Mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi

Akademiku Mehmet Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

Akademiku Mehmet Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

Vuçiq: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra e mijëra vdekur

Vuçiq: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra e mijëra vdekur

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — Flet autori i pankartës, tregon arsyet pse shkroi parullën

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — Flet autori i pankartës, tregon arsyet pse shkroi parullën

Shërbimet elektronike pak të shfrytëzuara në Maqedoni të V.  

Shërbimet elektronike pak të shfrytëzuara në Maqedoni të V.  

Ish-zëvendësministri i VV-së kritikon Arben Vitinë për mungesë komunikimi

Ish-zëvendësministri i VV-së kritikon Arben Vitinë për mungesë komunikimi

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Armend Zemaj reagon: Qeveria ka rrezikuar sot jetën e qytetarëve, ftoj organet hetimore të merren me ngjarjen

Armend Zemaj reagon: Qeveria ka rrezikuar sot jetën e qytetarëve, ftoj organet hetimore të merren me ngjarjen

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së

Shpërndahen qytetarët, vendosen pengesa të metalta te “1 Tetori”

Shpërndahen qytetarët, vendosen pengesa të metalta te “1 Tetori”