Zyrtarizohet standardi i uebit që do ti japë fund fjalëkalimeve

E publikuar: 06/03/2019 06:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Web Authentication (WebAuthn) ka qenë standardi defakto për kyçjes nëpër uebsajte pa një fjalëkalim ndërsa sot është zyrtarisht.

World Wide Web Consortium dhe Aleanca FIDO kanë finalizuar formatin Web Authentication duke e bërë kështu jo vetëm mënyra më e thjeshtë për tu kyçur në uebsajte por gjithashtu edhe më e sigurtë sesa të shkruani vetë kredencialet.

Nëse një sajt ofron mbështetje për të, ju mund të përdorni skanerin e shenjave të gishtërinjve ose teknologjinë e njohjes së fytyrës apo edhe çelësat USB për tu kyçur në llogari të ndryshme.

Teknologjia ndërlidh detaje të enkriptuara unike me çdo uebsajt duke reduktuar rreziqet e phishing, keystroke apo sulmeve të tjera.

Gjithashtu në teori është më privat sepse kredencialet unike parandalojnë gjurmimin në ueb.

Ju nuk keni pse të prisni që softuerë që përdorni të mbështesë Web Authentication. Tashmë mbështet në nivel sistemi në Android, Chrome OS dhe Windows 10 si dhe tek shumica e shfletuesve si Chrome, Edge, Safari dhe Firefox.

Sfida më e madhe është të binden uebsajtet të përdorin këtë metodë. Tashmë me një standard zyrtar, edhe adoptimi pritet të rritet ndjeshëm. Megjithatë edhe pse shumë faqe kanë filluar ta përdorin, është ende larg të flasim për fundin e fjalëkalimeve tradicionale. /PCWorld Albanian