Zyrtarizohet “Dark Mode” në aplikacionin Messenger

E publikuar: 15/04/2019 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook Messenger zyrtarisht u pajis ditën e sotme me një funksion “dark mode.” I disponueshëm që prej muajit Mars po në formën e një funksioni të fshehur, “dark mode” aktivizohej duke i dërguar një miku emoji në formë Hëne.

Tashmë nuk është më e nevojshme të bëni këtë veprim sepse aksesohet me një buton të thjeshtë dhe është i disponueshëm për 1.3 miliardë përdoruesit e Messenger.

Mjafton të klikoni mbi foton e profilit në Messenger dhe në krye të opsioneve të konfigurimit do të vëreni opsionin e ri quajtur “Dark Mode.”

Përveç se është më i lehtë për sytë orët e vona të natës, tema e errët duhet të rrisë jetëgjatësinë e baterisë në ekranet OLED si iPhone X, XS, XS Max apo seritë Galaxy dhe LG V8 dhe V40.

Kjo sepse kur aktivizohet opsioni pikselët individual nuk tregojnë ngjyrë të zezë por fiken në të vërtetë duke kursyer energji.

Messenger është aplikacioni më i fundit që i bashkohet klubit “Dark Mode” të Slack, Google Chrome, YouTube, Twitter, Google Gboard, Google News, Google Maps dhe Signal ndër të tjerë.

Google gjithashtu ka nisur testimet e një temë të errët sistemi për Android Q ndërsa edhe Apple iOS 13 gjithashtu. /PCWorld Albanian