Zyrtari i VV-së: LDK-ja do ta varrosë veten

E publikuar: 22/06/2017 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i VV-së për deputet, Fisnik Ismaili, ka aluduar se LDK-ja do të varroste veten në rast se do të votonte kandidatin e PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj
Sipas tij, votimi i kreut të AAK-së për shef të ekzekutivit është traditë e partisë që themeloi ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“S’po ju marr vesh juve të LDK-së… I kapeni Lëvizjes për frymën rugoviane, derisa vetë Rugova e pat ba Ramushin kryeministër herën e kalueme. Tash, ose vazhdone traditën e bëjeni Rambon prapë, e përfundimisht varrosne veten, ose mundonu një herë në jetë me qitë në dritë diçka, e me ju pa më në fund hajrin qeky popull. Ose shkojmë në zgjedhje, more… Veç masnej s’ka me kajtë”, ka shkruar Ismaili në facebook.

“Përkujtim: Bajram Kosumi ka qenë poashtu produkt i jueji”, përfundon ai.