Zyrtari turk e lidh me Gulenin vrasësin e ambasadorit rus në Turqi

E publikuar: 20/12/2016 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zyrtar turk i sigurisë tha se Ankaraja ka parë “shenja shumë të forta” se njeriu që vrau ambasadorin e Rusisë të hënën ishte një ndjekës i klerikut mysliman me bazë së SHBA, Fetullah Gulen, i akuzuar për orkestrimin e grusht shtetit të dështuar në korrik.Një përfaqësues i klerikut Fethullah Gulen, Alp Aslandogan, ka mohuar çdo lidhje dhe tha se kleriku mërgim dënoi vrasjen si një “akt të neveritshëm”.

Zyrtari turk, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se hetimi i tanishëm është fokusuar në lidhjet në mes sulmuesit me rrjetin e Gulenit, të cilën qeveria e quan “Organizatë terroriste e gulenistëve” ose “feto”, shkruan Reuters.

Qeveria thotë se Gulen, i cili ka jetuar në mërgim të vetimponuar në shtetin Amerikan të Pensilvanisë që nga viti 1999, krijoi një “rrjet paralel” në polici, ushtri, gjyqësi dhe shërbimin civil që synon përmbysjen e shtetit.

Gulen e mohon këtë, tranamseton KosovaPress.