Zyrtari i LDK-së i kundërpërgjigjet Veselit: Karriget janë sport i lehtë për ju

E publikuar: 01/07/2019 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Veseli gjatë një debati me strukturat e degës së PDK-së në Pejë ka thumbuar LDK-në, duke thënë se PDK është parti që i pranon kritikat dhe se nuk dinë të gjuajnë me karrige.

Gecaj në profilin e tij ë Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Veselit. Ai ka thënë  se karriget janë sport i lehtë për Partinë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë i Bajram Gecajt:

Kadri Veseli nga Peja thumbon LDK’në, “Ne nuk gjuajmë me karrike”

Shumë e vërtetë … karriget janë sport i lehtë për ju!